393 - Na ka treguar Ebu Bekre, i cili ka thënë: Na ka treguar Ebu el-Velidi, i cili ka thënë: Na ka treguar Shu'be, nga Hammadi, Mensuri, Sulejmani dhe Mugira, nga Ibrahimi, se Ibn Mes'udi dhe Alkame dolën nga shtëpia e Abdullah bin Mes'udit (r.a.) me qëllim për të falur namazin. Atëherë u soll një enë nga shtëpia e Alkames, në të cilën kishte therridë dhe mish, dhe ata hëngrën. Pastaj Ibn Mes'udi shpëlau gojën dhe lau gishtat e tij, pastaj u ngrit për namaz
(540).