880
- Junusi na ka treguar, ka thënë: Na ka njoftuar Ibn Vehbi, ka thënë: Na ka njoftuar Jahja bin Ejubi, Abdullah bin
Umeri dhe Enes bin Ijadh, nga Humejd et-Tavili, i cili ka thënë: E kam dëgjuar Enes bin Malikun (r.a.) duke thënë: I Dërguari i
Allahut (s.a.v.s.) e vonoi namazin një natë deri në gjysmën e natës, pastaj u largua dhe u kthye
nga ne me fytyrën e tij pasi u fal me ne. Ai tha: "Njerëzit u falën dhe ranë të flenë, ndërsa ju keni qenë vazhdimisht në namaz për aq kohë sa e keni pritur atë"
(160).