Transmeton Ibn Umeri: Omer b. el-Hatabi fitoi një tokë në Hejber, andaj erdhi te Pejgamberi (s.a.v.s.) për t'u këshilluar me të e i tha: "O i Dërguari i Allahut (s.a.v.s.), kam fituar një pasuri në Hejber dhe kurrë nuk kam pasur ndonjë pasuri më të çmuar për mua se kjo. Çfarë më urdhëron të bëj me të?" Ai (s.a.v.s.) tha: "Nëse dëshiron, lëre si vakëf (bllokoje burimin e saj) dhe jepje si sadaka." Omeri e dha atë si sadaka me kusht që të mos shitet, të mos dhurohet dhe të mos trashëgohet, por të jetë për të varfrit, të afërmit, për lirimin e skllevërve, në rrugën e Allahut, për udhëtarët e mbetur rrugëve dhe për mysafirët. Nuk ka asnjë pengesë që ai që e administron atë të hajë prej saj në mënyrë të arsyeshme apo të ushqejë një mik, pa synuar grumbullimin e pasurisë për vete.
حَدَّثَنَا نَصْرُ بْنُ عَلِيٍّ الْجَهْضَمِيُّ، حَدَّثَنَا مُعْتَمِرُ بْنُ سُلَيْمَانَ، عَنِ ابْنِ عَوْنٍ، عَنْ نَافِعٍ، عَنِ ابْنِ عُمَرَ، قَالَ أَصَابَ عُمَرُ بْنُ الْخَطَّابِ أَرْضًا بِخَيْبَرَ فَأَتَى النَّبِيَّ صلى الله عليه وسلم فَاسْتَأْمَرَهُ فَقَالَ يَا رَسُولَ اللَّهِ إِنِّي أَصَبْتُ مَالاً بِخَيْبَرَ لَمْ أُصِبْ مَالاً قَطُّ هُوَ أَنْفَسُ عِنْدِي مِنْهُ فَمَا تَأْمُرُنِي بِهِ فَقَالَ
" إِنْ شِئْتَ حَبَسْتَ أَصْلَهَا وَتَصَدَّقْتَ بِهَا " . قَالَ فَعَمِلَ بِهَا عُمَرُ عَلَى أَنْ لاَ يُبَاعَ أَصْلُهَا وَلاَ يُوهَبَ وَلاَ يُورَثَ تَصَدَّقَ بِهَا لِلْفُقَرَاءِ وَفِي الْقُرْبَى وَفِي الرِّقَابِ وَفِي سَبِيلِ اللَّهِ وَابْنِ السَّبِيلِ وَالضَّيْفِ لاَ جُنَاحَ عَلَى مَنْ وَلِيَهَا أَنْ يَأْكُلَ مِنْهَا بِالْمَعْرُوفِ أَوْ يُطْعِمَ صَدِيقًا غَيْرَ مُتَمَوِّلٍ .
It was narrated that Ibn 'Umar said:
“Umar bin Khattab acquired some land at Khaibar, and he came to the Prophet (ﷺ) and consulted him. He said: 'O Messenger of Allah(ﷺ), I have been given some wealth at Khaibar and I have never been given any wealth that is more precious to me than it. What do you command me to do with it? He said: 'If you wish, you can make it an endowment and give (its produce) in charity.' So 'Umar gave it on the basis that it would not be sold, given away or inherited, and (its produce) was to be given to the poor, to relatives, for freeing slaves, in the cause of Allah, to way fares and to guests; and there was nothing wrong if a person appointed to be in charge of it consumed from it on a reasonable basis or feeding a fried, without accumulating it for himself.”