⚠️
Përkthimi i këtij hadithi nuk është kontrolluar ende.
Transmeton Ebu Shurejh el-Huzaiu se Pejgamberi (s.a.v.s.) ka thënë: "Kush beson në Allahun dhe në Ditën e Fundit, le të sillet mirë me fqinjin e tij. Kush beson në Allahun dhe në Ditën e Fundit, le ta nderojë mysafirin e tij. Kush beson në Allahun dhe në Ditën e Fundit, le të thotë diçka të mirë ose le të heshtë."