3134
- Na ka treguar Abu Umejje, i cili ka thënë: Na ka treguar Ali bin Kadim, i cili ka thënë: Na ka treguar Mis'ar, nga Habib bin Ebi Thabit, nga Ebu el-Abas, nga Abdullah bin Amr, i cili ka thënë: Më ka thënë i Dërguari i Allahut (s.a.v.s.): "A nuk jam njoftuar se ti agjëron gjatë gjithë kohës dhe falesh gjatë gjithë natës?" Tha: Thashë: "Unë kam fuqi (për këtë)." Ai tha: "Nëse e bën këtë, shpirti do të lodhet
(227) dhe syri do të dobësohet (futet brenda)." Tha: Thashë: "Unë kam fuqi." Ai tha: "Atëherë agjëro tri ditë nga çdo muaj." Tha: Thashë: "Unë kam fuqi." Ai tha: "Atëherë agjëro si agjërimi i vëllait tim Davudit (a.s.); ai agjëronte një ditë dhe hante një ditë, dhe nuk ikte
(228) kur ndeshej (me armikun)"
(229).