3137
- Na ka treguar Ibn Marzuqu, i cili ka thënë: Na ka treguar Vehb bin Xheriri, i cili ka thënë: Na ka treguar babai im, i cili ka thënë: E kam dëgjuar Gajlan bin Xheririn duke treguar nga Abdullah bin Ma'bed ez-Zemaniu, nga Ebu Katadeja, i cili ka thënë: I dërguari i Allahut (s.a.v.s.) u pyet për atë që agjëron një ditë dhe e prish një ditë. Ai tha: "Ky është agjërimi i Davudit (a.s.)" Ai tha: O i Dërguari i Allahut! Po ai që agjëron një ditë dhe e prish dy ditë? Ai tha: "Do të dëshiroja të kisha fuqi për këtë"
(232).
Kur i Dërguari i Allahut (s.a.v.s.) e lejoi në këto transmetime të shumta agjërimin e një dite dhe prishjen e një dite gjatë gjithë kohës, kjo tregon se agjërimi pas gjysmës së Shabanit është prej asaj që ka hyrë në lejimin e Pejgamberit (s.a.v.s.) për Abdullah bin Amrin.
Dhe ky është mendimi i Ebu Hanifes, Ebu Jusufit dhe Muhamedit, Allahu i Madhëruar i mëshiroftë.