3422
- Na ka treguar Ibn Merzuku, i cili ka thënë: Na ka treguar Vehbi, i cili ka thënë: Na ka treguar Shube, nga Ebu Xhemre, i cili ka thënë: Bëra Temettu' (haxhin e llojit temettu'),
por njerëzit më ndaluan nga kjo. E pyeta Ibn Abbasin (r.anhuma) dhe ai më urdhëroi ta bëja. Kështu, bëra Temettu' dhe pastaj fjeta. Më erdhi dikush në
ëndërr e më tha: 'Umre e pranuar dhe haxh i mbarë.' Shkova te Ibn Abbasi dhe e njoftova, e ai tha:
Allahu Ekber! Suneti i Ebu Kasimit, ose suneti i të Dërguarit të Allahut (s.a.v.s.)
(195).