3442 - Na ka treguar Muhamed bin Abdullah bin Mejmuni, i cili ka thënë: Na ka treguar El-Velid bin Muslimi, i cili ka thënë: Na ka treguar El-Evzaiu, i cili ka thënë: Na ka treguar Jahja bin Ebi Kethiri, nga Ikrime, nga Ibn Abbasi, nga Omeri (r.a.), i cili ka thënë:
E kam dëgjuar Pejgamberin (s.a.v.s.) kur ishte në Akik duke thënë: "Më erdhi sonte një i dërguar nga Zoti im e më tha: 'Falu në këtë luginë të bekuar dhe thuaj: Umre në Haxh'."
(216).