3474
- Na ka treguar Abu Umeje, i cili ka thënë: Na ka treguar El-Hasan bin Musa dhe Ibn Nufejl, të cilët kanë thënë: Na ka treguar Abu
Hejtheme, nga Abu Is'hak, nga Abu Esma, nga Enesi, i cili ka thënë: Dolëm duke thirrur për haxhin, e kur arritëm në Mekë, i Dërguari i Allahut (s.a.v.s.) na urdhëroi që ta bënim atë umre dhe tha: "Sikur të kisha ditur më parë atë që
di tani, do ta kisha bërë atë umre, por unë e kam sjellë kurbanin dhe i kam bashkuar haxhin dhe umren"
(251).
Abu Xhaferi ka thënë: Në këtë hadith, nga fjala e të Dërguarit të Allahut (s.a.v.s.), thuhet se ai i ka bashkuar haxhin dhe umren, e kjo dëshmon për vërtetësinë e fjalës së atij që ka njoftuar për veprimin e tij në përputhje me këtë.