3798
- Na ka treguar Ibn Ebi Davudi, i cili ka thënë: Na ka treguar Ebu Salihu, i cili ka thënë: Na ka treguar Lejthi, i cili ka thënë: Më ka treguar
Ukajli, nga Ibn Shihabi, i cili ka thënë: Më ka njoftuar Tavus el-Jemani se ai e ka dëgjuar Abdullah bin Omerin,
duke u pyetur rreth mbajtjes së grave nga tavafi rreth Shtëpisë nëse u vijnë menstruacionet para nisjes, ndërkohë që e kishin kryer tavafin e ifadës në ditën
e kurbanit. Ai tha: "Aishja (r.a.) përmendte një lehtësim nga i Dërguari i Allahut (s.a.v.s.) për gratë." Kjo ishte një vit para
vdekjes së Abdullah bin Omerit (r.a.)
(638).