3860
- Na ka treguar Ibn Ebi Davudi, i cili ka thënë: Na ka treguar Jahja bin Salih el-Vuhaidhi, i cili ka thënë: Na ka treguar Muavije bin
Selami, nga Jahja bin Ebi Kethiri, nga Ikrime, i cili ka thënë: Ka thënë Abdullah bin Rafi', i çliruari i Umm
Selemes: Se ai ka thënë: Unë e pyeta Haxhaxh bin Amrin për atë që pengohet ndërsa është në ihram, e ai tha: Ka thënë i Dërguari
i Allahut (s.a.v.s.) .... dhe përmendi të njëjtën gjë. Këtë ia tregova Ibn Abbasit dhe Ebu Hurejres (r.a.), e ata të dy thanë: Ka thënë të vërtetën
(713).
Ebu Xhaferi ka thënë: Një grup
(714)
ka marrë mendimin se ai që është në ihram për haxh ose umre, nëse pëson thyerje ose çalon, ai lirohet në atë çast dhe e ka obligim kompensimin e
asaj nga e cila u lirua; nëse ishte haxh, atëherë haxh, e nëse ishte umre, atëherë umre. Ata argumentuan për këtë me këtë
hadith.
Të tjerë
(715) i kundërshtuan ata dhe thanë: Nuk lirohet derisa të theret kurbani (hedji) për të, e kur të theret kurbani për të, atëherë lirohet. Ata argumentuan për këtë me atë që