6070 - Na ka treguar Ibn Marzuk, i cili ka thënë: Na ka treguar Vehbi, i cili ka thënë: Na ka treguar babai im, nga Jala bin Hakim, nga Sa'id bin Xhubejr, i cili ka thënë: E kam dëgjuar Ibn Omerin (r.anhuma) duke thënë: I Dërguari i Allahut (s.a.v.s.) e ka ndaluar nabidhin e përgatitur në qypa (el-xherr), pastaj shkova te Ibn Abbasi (r.anhuma) dhe i thashë: A nuk e dëgjon se çfarë thotë Ibn Omeri? Ai tha: E çfarë thotë? I thashë: Ai thotë se i Dërguari i Allahut (s.a.v.s.) e ka ndaluar nabidhin e përgatitur në qypa. Ai tha: Ka thënë të vërtetën Ibn Omeri, i Dërguari i Allahut (s.a.v.s.) e ka ndaluar nabidhin e përgatitur në qypa
(92).