6071 - Na ka treguar Jezid bin Sinani, i cili ka thënë: Na ka treguar Ebu Amir el-Akadi, i cili ka thënë: Na ka treguar Shube, nga Seleme bin Kuhejli, i cili ka thënë: E kam dëgjuar Ebu el-Hakemin duke thënë: E pyeta Ibn Abasin (r.anhuma) për nebidhin (pijen e fermentuar), dhe ai tha: I Dërguari i Allahut (s.a.v.s.) ka ndaluar nebidhin në qypa balte (el-xherr) dhe në kunguj (ed-dubba). Ai tha: E pyeta edhe Ibn ez-Zubejrin dhe ai tha të njëjtën gjë. Ai tha: E pyeta edhe Ibn Omerin dhe ai tha: I Dërguari i Allahut (s.a.v.s.) ka ndaluar nebidhin në qypa balte, në kunguj dhe në enë të lyera me katran (el-muzaffet). Ai tha: Më ka njoftuar vëllai im nga Ebu Seid el-Hudriu, nga Pejgamberi (s.a.v.s.) diçka të ngjashme me këtë
(93).