⚠️
Përkthimi i këtij hadithi nuk është kontrolluar ende.
Transmeton Amër bin Shuajbi, nga babai i tij, e ky nga gjyshi i tij: Një burrë erdhi te Pejgamberi (s.a.v.s.) dhe tha: "Unë jam i varfër, nuk posedoj asgjë dhe kam nën kujdes një jetim." Ai (s.a.v.s.) i tha: "Konsumo nga pasuria e jetimit tënd pa e tepruar, pa u nxituar dhe pa e përvetësuar atë si pasurinë tënde."