⚠️
Përkthimi i këtij hadithi nuk është kontrolluar ende.
Transmeton Ebu Hurejre se i Dërguari i Allahut (s.a.v.s.) ka thënë: "Largojuni shtatë mëkateve shkatërruese." Të pranishmit e pyetën: "O i Dërguari i Allahut, cilat janë ato?" Ai u përgjigj: "T’i shoqërosh Allahut shok (shirku), magjia, vrasja e njeriut që Allahu e ka ndaluar, përveçse kur këtë e kërkon e drejta, ngrënia e kamatës, ngrënia e pasurisë së jetimit, ikja nga fusha e betejës në ditën e luftimit dhe shpifja ndaj grave besimtare, të ndershme e të pafajshme."