⚠️
Përkthimi i këtij hadithi nuk është kontrolluar ende.
446 - Na ka treguar Ebu Davudi, i cili ka thënë: Na ka treguar Shube, nga Muhaxhir Ebu el-Haseni, i cili ka thënë: Hymë te Zejd bin Vehbi, e ai na tregoi nga Ebu Dherri, «se Pejgamberi (s.a.v.s.) ishte në një udhëtim dhe me të ishte Bilalli. Ai (Bilalli) deshi të thërriste ikametin, por Pejgamberi (s.a.v.s.) i tha: Prit të ftohet (koha). Pastaj deshi të thërriste ikametin, e ai i tha: Prit të ftohet. Pastaj deshi të thërriste ikametin, e ai i tha: Prit të ftohet - tri herë, domethënë për namazin e drekës - derisa pamë hijet e kodrinave. Pastaj ai thirri ikametin dhe Pejgamberi (s.a.v.s.) u fal, e pastaj tha: Vërtet, nxehtësia e madhe është nga afshi i Xhehenemit, andaj pritni të ftohet koha për namaz».