⚠️
Përkthimi i këtij hadithi nuk është kontrolluar ende.
Transmeton Ebu Hurejra se i Dërguari i Allahut (s.a.v.s.) ka thënë: Asnjëri prej jush të mos thotë: "Robi im" (abdi) apo "Robëresha ime" (ameti), e as robi të mos thotë: "Zoti im" (rabbi ose rabbeti). Pronari le të thotë: "Djaloshi im" (fetaje) dhe "Vajza ime" (fetati), ndërsa robi le të thotë: "Zotëria im" (sejjidi) dhe "Zonja ime" (sejjideti), sepse që të gjithë ju jeni robër, ndërsa Zoti është Allahu i Madhëruar.