⚠️
Përkthimi i këtij hadithi nuk është kontrolluar ende.
Transmeton Ibn Abasi: Një burrë erdhi te Pejgamberi (s.a.v.s.) dhe tha: "O i Dërguari i Allahut! Ndonjëri prej nesh ka mendime të atilla, saqë më mirë do të preferonte të bëhej thëngjill sesa t'i shqiptonte ato." Ai (s.a.v.s.) tha: "Allahu Ekber, Allahu Ekber, Allahu Ekber! Lavdërimi i takon Allahut, i Cili e ktheu hilenë e shejtanit vetëm në cytje (vesvese)." Ibn Kudame ka thënë "e ktheu çështjen e tij" në vend të "e ktheu hilenë e tij".