⚠️
Përkthimi i këtij hadithi nuk është kontrolluar ende.
Transmeton Ibn Umari: Ishim me Pejgamberin (s.a.v.s.) kur i sollën palcë hurme. Ai tha: "Në mesin e pemëve është një pemë, shembulli i së cilës është si ai i muslimanit." Desha të thosha se ajo është palma e hurmës, por duke qenë se isha më i riu nga të gjithë, heshta. Atëherë Pejgamberi (s.a.v.s.) tha: "Ajo është palma e hurmës."