⚠️
Përkthimi i këtij hadithi nuk është kontrolluar ende.
Transmeton Ebu Musa: I Dërguari i Allahut (s.a.v.s.) ka thënë: "Shembulli i shoqëruesit të mirë dhe shoqëruesit të keq është si ai i shitësit të miskut dhe i kovaçit që i fryn shakullit. Nga shitësi i miskut ose do të blesh misk, ose do të ndiesh erën e tij të mirë. Ndërsa shakulli i kovaçit ose do të t'i djegë rrobat, ose prej tij do të ndiesh një erë të keqe."