⚠️
Përkthimi i këtij hadithi nuk është kontrolluar ende.
Transmeton Ebu Hurejre se Pejgamberi (s.a.v.s.) një ditë po tregonte një ngjarje ndërsa pranë tij ishte ulur një beduin: "Një nga banorët e Xhenetit do t'i kërkojë leje Zotit të tij për të mbjellë (punuar tokën). Allahu do t'i thotë: 'A nuk je në atë (gjendje) që dëshiron?' Ai do të thotë: 'Po, por unë dëshiroj të mbjell.' Pejgamberi (s.a.v.s.) shtoi: 'Ai do të mbjellë farën dhe sa hap e mbyll sytë ajo do të mbijë, do të rritet, do të piqet e do të korret derisa të bëhet sa malet. Atëherë Allahu do t'i thotë: 'Urdhëro o biri i Ademit, sepse asgjë nuk të ngop ty!' Beduini tha: 'Pasha Allahun, këtë njeri nuk e gjen ndryshe përveçse si kurejsh ose ensari, sepse ata janë bujq, ndërsa ne nuk jemi bujq.' Atëherë Pejgamberi (s.a.v.s.) buzëqeshi."