⚠️
Përkthimi i këtij hadithi nuk është kontrolluar ende.
Transmeton Sehl bin Sa'di: Pejgamberit (s.a.v.s.) i sollën një enë dhe ai piu prej saj. Në të djathtë të tij ishte ulur një djalosh, i cili ishte më i riu nga të pranishmit, ndërsa në të majtë të tij ndodheshin të moshuarit. Pejgamberi (s.a.v.s.) e pyeti: "O djalosh, a më lejon t'ua jap këtë të moshuarve?" Djaloshi u përgjigj: "O i Dërguari i Allahut (s.a.v.s.)! Nuk do t'ia jepja askujt tjetër përparësinë ndaj pjesës sime që ka mbetur prej teje." Atëherë, ai (s.a.v.s.) ia dha atë djaloshit.