⚠️
Përkthimi i këtij hadithi nuk është kontrolluar ende.
Transmeton Ebu Seid el-Hudriu se Pejgamberi (s.a.v.s.) ka thënë: "Ruhuni nga qëndrimi nëpër rrugë." Njerëzit thanë: "Nuk kemi zgjidhje tjetër, sepse ato janë vendet tona të qëndrimit ku ne bisedojmë." Pejgamberi (s.a.v.s.) tha: "Nëse nuk pranoni tjetër gjë veçse të qëndroni aty, atëherë jepini rrugës të drejtën e saj." Ata pyetën: "E cila është e drejta e rrugës?" Ai u përgjigj: "Ulja e shikimit, mosshkaktimi i mundimeve, kthimi i selamit, urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja."