⚠️
Përkthimi i këtij hadithi nuk është kontrolluar ende.
Transmeton Nu’man b. Beshiri se Pejgamberi (s.a.v.s.) ka thënë: "Shembulli i atij që u përmbahet kufijve të Allahut dhe atij që i shkel ato, është si shembulli i një grupi njerëzish të cilët hodhën short për vendet e tyre në një anije. Disave u ra pjesa e sipërme, ndërsa të tjerëve pjesa e poshtme. Kur ata që ishin në pjesën e poshtme kishin nevojë për ujë, duhej të kalonin pranë atyre që ishin lart, prandaj thanë: 'Sikur të hapnim një vrimë në pjesën tonë të anijes, kështu nuk do t'i shqetësonim ata që janë mbi ne'. Nëse njerëzit e pjesës së sipërme do t'i linin ata të bënin atë që dëshironin, do të shkatërroheshin të gjithë, por nëse do t'i ndalonin, do të shpëtonin që të gjithë."