⚠️
Përkthimi i këtij hadithi nuk është kontrolluar ende.
Transmeton Xhabir bin Abdullahu: Pejgamberi (s.a.v.s.) u bëri thirrje njerëzve (në ditën e Hendekut) dhe thirrjes iu përgjigj Zubejri. Pejgamberi (s.a.v.s.) thirri njerëzit përsëri dhe Zubejri sërish u përgjigj. Pastaj Pejgamberi (s.a.v.s.) thirri njerëzit edhe një herë dhe sërish u përgjigj Zubejri. Atëherë Pejgamberi (s.a.v.s.) tha: "Çdo pejgamber ka pasur një havari (dishepull), kurse havariu im është Zubejr bin el-Avvami."