⚠️
Përkthimi i këtij hadithi nuk është kontrolluar ende.
Transmeton Ebu Hurejre: Pejgamberi (s.a.v.s.) ka thënë: "U shkatërroftë robi i dinarit, i dërhemit dhe i rrobave të bukura! Nëse i jepet, ai kënaqet, e nëse nuk i jepet, ai hidhërohet. U shkatërroftë dhe u përmbystë, e nëse shpohet nga një ferrë, mos pashtë kush t’ia nxjerrë! Lum për atë rob që mban frerin e kalit të tij në rrugën e Allahut, me flokë të shpupuritur e këmbë të pluhurosura; nëse caktohet në roje, ai kryen detyrën e rojes, e nëse caktohet në prapavijë, ai qëndron në prapavijë. Nëse kërkon leje, nuk i jepet, e nëse ndërmjetëson për dikë, ndërmjetësimi i tij nuk pranohet."