⚠️
Përkthimi i këtij hadithi nuk është kontrolluar ende.
Transmeton Sehl bin Sa'di: Në ditën e Hajberit, Pejgamberi (s.a.v.s.) tha: "Nesër do t'ia jap flamurin një njeriu përmes të cilit do të arrihet fitorja, i cili e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij, dhe të cilin e do Allahu dhe i Dërguari i Tij." Njerëzit e kaluan tërë natën duke biseduar se kunit do t'i jepet ai, dhe në mëngjes të gjithë shpresonin të ishin ata. I Dërguari i Allahut (s.a.v.s.) pyeti: "Ku është Aliu?" I thanë se ai kishte dhimbje sysh. Ai (s.a.v.s.) i leu sytë e tij me pështymë dhe u lut për të, derisa u shërua plotësisht sikur të mos kishte pasur asgjë. Pasi ia dha flamurin, Aliu tha: "A t'i luftoj ata derisa të bëhen si ne?" Pejgamberi (s.a.v.s.) i tha: "Vepro me qetësi derisa të hysh në territorin e tyre, pastaj ftoji ata në Islam dhe njoftoji për detyrimet që kanë ndaj Allahut. Pasha Allahun, që Allahu të udhëzojë përmes teje qoftë edhe një njeri të vetëm, është më mirë për ty sesa të kesh devetë e kuqe."