⚠️
Përkthimi i këtij hadithi nuk është kontrolluar ende.
Transmeton Usame bin Zejdi (r.a.): Njëra nga vajzat e Pejgamberit (s.a.v.s.) i dërgoi atij një lajmëtar derisa ai ishte me Sadin dhe Ubejin, duke i thënë: "Vajza ime është në prag të vdekjes, andaj eja tek ne." Pejgamberi (s.a.v.s.) i dërgoi selamin dhe i tha: "Me të vërtetë, Allahut i takon ajo që merr dhe ajo që jep, dhe çdo gjë tek Ai është me afat të caktuar. Prandaj, le të llogarisë në shpërblimin e Allahut dhe të bëjë durim." Ajo dërgoi përsëri lajmëtar duke iu betuar (në Allahun) që ai të vinte patjetër. Atëherë Pejgamberi (s.a.v.s.) u ngrit, e edhe ne u ngritëm bashkë me të. Fëmija iu vendos në prehër Pejgamberit (s.a.v.s.) derisa frymëmarrja e tij ishte e rënduar. Sytë e Pejgamberit (s.a.v.s.) u mbushën me lot, kurse Sadi i tha: "Çfarë është kjo, o i Dërguari i Allahut?" Ai tha: "Kjo është mëshirë të cilën Allahu e ka vendosur në zemrat e atyre që ka dëshiruar prej robërve të Tij. Allahu i mëshiron vetëm ata robër të Tij që janë të mëshirshëm."