⚠️
Përkthimi i këtij hadithi nuk është kontrolluar ende.
Transmeton Ibn Abasi: Pejgamberi (s.a.v.s.) kaloi pranë dy varreve dhe tha: "Vërtet, këta të dy po dënohen, dhe nuk po dënohen për diçka që ishte e vështirë (për t’u evituar). Sa i përket këtij, ai nuk mbrohej nga urina e tij, ndërsa ky tjetri barte thashetheme." Pastaj ai kërkoi një degë të njomë palme, e ndau në dy pjesë dhe mbolli nga një mbi secilin varr, e pastaj tha: "Shpresoj se dënimi i tyre do të lehtësohet për aq kohë sa ato të mos thahen."