⚠️
Përkthimi i këtij hadithi nuk është kontrolluar ende.
Transmetojnë Rafi bin Hadixh dhe Sehl bin Ebi Hathma: Abdullah bin Sehli dhe Muhajisa bin Mes'udi shkuan në Hajber dhe u ndanë nëpër kopshtet e hurmave. Abdullah bin Sehli u vra. Atëherë Abdurrahman bin Sehli, Huvejisa dhe Muhajisa, dy djemtë e Mes'udit, erdhën te Pejgamberi (s.a.v.s.) dhe folën për çështjen e shokut të tyre të vrarë. Abdurrahmani, i cili ishte më i riu prej tyre, filloi të fliste i pari. Pejgamberi (s.a.v.s.) i tha: "Le të flasë më i vjetri." Atëherë ata folën për çështjen e shokut të tyre. Pejgamberi (s.a.v.s.) u tha: "A do të betohen pesëdhjetë prej jush, në mënyrë që të fitoni të drejtën e dëmshpërblimit të gjakut për shokun tuaj?" Ata thanë: "O i Dërguari i Allahut (s.a.v.s.)! Ne nuk kemi qenë dëshmitarë të vrasjes." Pejgamberi (s.a.v.s.) tha: "Atëherë çifutët do të shfajësohen para jush me betimin e pesëdhjetë prej tyre." Ata thanë: "O i Dërguari i Allahut (s.a.v.s.)! Ata janë popull pabesimtar (dhe mund të bëjnë betim të rrejshëm)." Atëherë i Dërguari i Allahut (s.a.v.s.) e pagoi vetë dëmshpërblimin e gjakut (dijetin) për ta. Sehl bin Ebi Hathma shtoi: "Më kujtohet se njëra nga ato deve të dijetit më goditi me këmbë kur hyri në vathën tonë."