⚠️
Përkthimi i këtij hadithi nuk është kontrolluar ende.
Transmeton Ebu Hurejre: Pejgamberi (s.a.v.s.) ka thënë: "Nëse ndonjëri prej jush teshtin, le të thotë 'Elhamdulilah' (Falënderimi i takon Allahut), kurse vëllai ose shoku i tij le t'i thotë 'Jerhamukallah' (Allahu të mëshiroftë). E kur ai t'i thotë 'Jerhamukallah', atëherë ai (që ka teshtirë) le të thotë 'Jehdikumu-llah ve juslihu balekum' (Allahu ju udhëzoftë dhe ua përmirësoftë gjendjen tuaj)."