⚠️
Përkthimi i këtij hadithi nuk është kontrolluar ende.
Transmeton Ibn Mesudi: I Dërguari i Allahut (s.a.v.s.) më mësoi Teshehudin ashtu siç ma mësonte një sure nga Kurani, derisa dora ime ishte midis duarve të tij: "Përshëndetjet, lutjet dhe të mirat janë për Allahun. Paqja, mëshira e Allahut dhe bekimet e Tij qofshin mbi ty, o Pejgamber! Paqja qoftë mbi ne dhe mbi robërit e devotshëm të Allahut. Dëshmoj se nuk ka zot tjetër që meriton adhurimin përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguar i Tij." Këtë e thonim gjatë kohës sa Pejgamberi (s.a.v.s.) ishte në mesin tonë, ndërsa pasi ai ndërroi jetë, ne thonim: "Paqja qoftë mbi Pejgamberin."