⚠️
Përkthimi i këtij hadithi nuk është kontrolluar ende.
Transmeton Enesi: Um Sulejmi i shtronte një shtrojë prej lëkure Pejgamberit (s.a.v.s.) dhe ai flinte gjumin e drekës mbi të në shtëpinë e saj. Kur Pejgamberi (s.a.v.s.) flinte, ajo ia mblidhte djersën dhe flokët në një shishe e pastaj i përziente me një parfum (suk). Kur Enes bin Malikut iu afrua vdekja, ai la porosi që pak nga ai parfum të përzihej me hanutin (parfumin e kufomës) e tij, dhe ashtu u veprua.