⚠️
Përkthimi i këtij hadithi nuk është kontrolluar ende.
Transmeton Abdullahu: Pejgamberi (s.a.v.s.) bëri një ndarje, me ç'rast një burrë tha: "Kjo është një ndarje me të cilën nuk është synuar kënaqësia e Allahut." Kur e njoftova Pejgamberin (s.a.v.s.) për këtë, ai u zemërua aq shumë saqë e vërejta zemërimin në fytyrën e tij dhe tha: "Allahu e mëshiroftë Musain, ai u lëndua edhe më shumë se kjo, por bëri durim."