⚠️
Përkthimi i këtij hadithi nuk është kontrolluar ende.
Transmeton Enes b. Maliku: Një herë i Dërguari i Allahut (s.a.v.s.) na priu në namaz, pastaj u ngjit në minber dhe drejtoi dorën nga kibla e xhamisë e tha: "Tani, derisa po falja namazin me ju, m'u shfaqën Xheneti dhe Xhehenemi të pasqyruara në këtë mur. Nuk kam parë kurrë si sot diçka më të mirë dhe diçka më të keqe; nuk kam parë kurrë si sot diçka më të mirë dhe diçka më të keqe."