⚠️
Përkthimi i këtij hadithi nuk është kontrolluar ende.
Transmeton Ajsheja: Përpara të Dërguarit të Allahut (s.a.v.s.) ndodhej një enë me ujë. Ai i fuste duart në ujë dhe fshinte fytyrën me to, duke thënë: "S'ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut! Me të vërtetë, vdekja ka mundimet e veta." Pastaj e ngriti dorën dhe filloi të thoshte: "Te shoqëria më e lartë", derisa ndërroi jetë dhe dora i ra.