⚠️
Përkthimi i këtij hadithi nuk është kontrolluar ende.
Transmeton Ebu Seid el-Hudriu se Pejgamberi (s.a.v.s.) ka thënë: "Kur banorët e Xhenetit të hyjnë në Xhenet dhe banorët e Zjarrit në Zjarr, Allahu do të thotë: 'Nxirrni (nga Zjarri) atë që ka në zemrën e tij qoftë edhe sa një kokërr mustarde besim.' Ata do të nxirren pasi të jenë djegur e bërë si qymyr e pastaj do të hidhen në lumin e Jetës (el-Hajat), ku do të mbijnë ashtu siç mbin fara në llumin që sjell vërshimi i ujit." Pejgamberi (s.a.v.s.) shtoi: "A nuk e shihni se si ajo mbin e verdhë dhe e përdredhur?"