⚠️
Përkthimi i këtij hadithi nuk është kontrolluar ende.
Transmeton Ebu Seid el-Hudriu se Pejgamberi (s.a.v.s.) ka thënë: "Allahu nuk ka dërguar asnjë pejgamber dhe nuk ka caktuar asnjë halife, e që ai të mos ketë dy lloj këshilltarësh: një grup që e urdhëron për të mirë dhe e nxit në të, dhe një grup tjetër që e urdhëron për të keqe dhe e nxit në të. I mbrojtur është ai të cilin e mbron Allahu i Madhërishëm."