⚠️
Përkthimi i këtij hadithi nuk është kontrolluar ende.
Transmeton Ebu Saidi: Një grua erdhi te i Dërguari i Allahut (s.a.v.s.) dhe tha: "O i Dërguari i Allahut! Burrat i morën mësimet tua, prandaj na cakto edhe neve një ditë prej kohës sate, që të vijmë te ti e të na mësosh nga ajo që të ka mësuar Allahu." I Dërguari i Allahut (s.a.v.s.) tha: "Mblidhuni në filan ditë dhe në filan vend." Ato u mblodhën dhe i Dërguari i Allahut (s.a.v.s.) erdhi te ato dhe i mësoi nga ajo që Allahu e kishte mësuar atë. Pastaj tha: "Secila grua prej jush, së cilës i vdesin tre fëmijë, ata do të jenë mburojë për të nga Zjarri." Një grua nga ato pyeti: "O i Dërguari i Allahut, po nëse janë dy?" Ajo e përsëriti pyetjen dy herë, ndërsa Pejgamberi (s.a.v.s.) u përgjigj: "Edhe dy, edhe dy, edhe dy!"