⚠️
Përkthimi i këtij hadithi nuk është kontrolluar ende.
Transmeton Ibn Abbasi: Kur Pejgamberi (s.a.v.s.) dërgoi Muadhin në Jemen, i tha: "Ti po shkon te një popull prej ithtarëve të Librit, andaj gjëja e parë në të cilën do t'i thërrasësh le të jetë teuhidi i Allahut. Nëse ata e pranojnë këtë, njoftoji se Allahu u ka obliguar pesë namaze gjatë ditës dhe natës. Nëse ata falen, njoftoji se Allahu u ka obliguar zeqatin mbi pasuritë e tyre, i cili merret nga të pasurit e tyre dhe u jepet të varfërve të tyre. E nëse ata pajtohen me këtë, atëherë merre prej tyre, por ruaju pasurive më të çmuara të njerëzve."