⚠️
Përkthimi i këtij hadithi nuk është kontrolluar ende.
Transmeton Itban ibn Maliku: Ai ishte i verbër dhe i udhëhiqte njerëzit e tij në namaz. Ai i tha të Dërguarit të Allahut (s.a.v.s.): "Ndonjëherë është errësirë, bie shi e ka vërshime uji, ndërsa unë jam një njeri që e kam humbur shikimin. O i Dërguari i Allahut, fal namazin në një vend të shtëpisë sime, që ta marr atë si musal-la (vendfalje)." I Dërguari i Allahut (s.a.v.s.) erdhi tek ai dhe i tha: "Ku dëshiron që të falem?" Ai i tregoi një vend në shtëpi dhe i Dërguari i Allahut (s.a.v.s.) u fal aty.