⚠️
Përkthimi i këtij hadithi nuk është kontrolluar ende.
Transmeton Zejd ibn Eslemi: Ebu Ubejde ibn el-Xherrahu i shkroi Omer ibn el-Hatabit duke i përmendur ushtritë e shumta romake dhe shqetësimin që ndjente prej tyre. Omer ibn el-Hatabi i shkroi si përgjigje: "Më tej, vërtet çfarëdo vështirësie që i zbret një robi besimtar, Allahu do t'i bëjë rrugëdalje pas saj, dhe vërtet një vështirësi nuk i mund dy lehtësime. Allahu i Madhëruar thotë në Librin e Tij: 'O ju që besuat! Bëni durim, bëhuni të qëndrueshëm, jini të vullnetshëm e të përgatitur dhe kijeni frikë Allahun, që të shpëtoni!'" (Sureja 3, ajeti 200).