⚠️
Përkthimi i këtij hadithi nuk është kontrolluar ende.
Transmeton Alkama ibn Vakkasi: Isha me Muaviun kur muezini thirri ezanin. Muaviu thoshte atë që thoshte muezini, mirëpo kur ai tha: "Hajje ales-salah" (ejani në namaz), ai tha: "La havle ve la kuvvete il-la bil-lah" (nuk ka ndryshim e as fuqi përveçse me Allahun); dhe kur ai tha: "Hajje alel-felah" (ejani në shpëtim), ai tha: "La havle ve la kuvvete il-la bil-lah". Pas kësaj ai tha atë që thoshte muezini, e më pas tha: "E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (s.a.v.s.) duke thënë pikërisht kështu."