⚠️
Përkthimi i këtij hadithi nuk është kontrolluar ende.
Transmeton Ebu Bekre: E kam parë të Dërguarin e Allahut (s.a.v.s.) mbi minber, ndërsa el-Haseni ishte me të. Ai kthehej herë nga njerëzit e herë nga ai (el-Haseni) dhe thoshte: "Ky biri im është udhëheqës (sejidi) dhe mbase Allahu do të pajtojë përmes tij dy grupe të mëdha muslimanësh."