⚠️
Përkthimi i këtij hadithi nuk është kontrolluar ende.
Transmeton Abdullah bin Omeri: Një burrë e pyeti të Dërguarin e Allahut (s.a.v.s.) rreth namazit të natës dhe i Dërguari i Allahut (s.a.v.s.) tha: "Namazi i natës falet dy nga dy, e nëse ndonjëri prej jush ka frikë se po afron sabahu, le të falë një rekat, e cila e bën teke (vitër) numrin e rekateve që ka falur."