⚠️
Përkthimi i këtij hadithi nuk është kontrolluar ende.
Transmeton El-Bera bin Azib se Pejgamberi (s.a.v.s.) lidhur me ajetin "Allahu i forcon ata që besuan me fjalën e qëndrueshme në jetën e kësaj bote dhe në Ahiret", ka thënë: "Ky ajet u shpall lidhur me dënimin e varrit. Atij do t'i thuhet: 'Kush është Zoti yt?', e ai do të përgjigjet: 'Zoti im është Allahu dhe Pejgamberi im është Muhamedi (s.a.v.s.)'. Kjo është domethënia e fjalës së Tij: 'Allahu i forcon ata që besuan me fjalën e qëndrueshme në jetën e kësaj bote dhe në Ahiret'."