⚠️
Përkthimi i këtij hadithi nuk është kontrolluar ende.
Transmeton Ibn Abasi: I dërguari i Allahut (s.a.v.s.) i tha Muadhit kur e dërgoi atë në Jemen: "Ti po shkon te një popull prej pasuesve të Librit. Kur të shkosh te ata, ftoji që të dëshmojnë se nuk ka zot tjetër që meriton adhurimin përveç Allahut dhe se Muhamedi është i dërguari i Allahut. Nëse ata të binden për këtë, atëherë njoftoji se Allahu, i Madhëruari dhe i Lartësuari, u ka obliguar atyre pesë namaze gjatë ditës dhe natës. Nëse ata të binden për këtë, atëherë njoftoji se Allahu u ka obliguar atyre zekatin, i cili merret prej të pasurve të tyre dhe u jepet të varfërve të tyre. Nëse ata të binden për këtë, atëherë ruaju lutjes së të shtypurit."