⚠️
Përkthimi i këtij hadithi nuk është kontrolluar ende.
Transmeton Ebu Hurejre se i Dërguari i Allahut (s.a.v.s.) tregoi: Një njeri tha: "Sonte do të jap patjetër një sadaka." Ai doli me sadakanë e tij dhe (pa e ditur) ia dha në dorë një hajduti. Të nesërmen njerëzit filluan të flisnin: "Mbrëmë i është dhënë sadaka një hajduti!" Ai tha: "O Allah, Ty të takon falënderimi, (ia dhashë) një hajduti. Do të jap përsëri sadaka." Ai doli me sadakanë e tij dhe ia dha një gruaje imorale. Të nesërmen njerëzit thanë: "Mbrëmë i është dhënë sadaka një gruaje imorale!" Ai tha: "O Allah, Ty të takon falënderimi, (ia dhashë) një gruaje imorale. Do të jap përsëri sadaka." Doli me sadakanë e tij dhe ia dha një të pasuri. Të nesërmen njerëzit thanë: "I është dhënë sadaka një të pasuri!" Ai tha: "O Allah, Ty të takon falënderimi për gruan imorale, hajdutin dhe të pasurin." Atëherë atij i u tha: "Sa i përket sadakasë sate, ajo është pranuar. Ndoshta ajo grua imorale do të largohet nga imoraliteti i saj, ndoshta hajduti do të largohet nga vjedhja e tij, dhe ndoshta i pasuri do të marrë mësim e do të shpenzojë nga ajo që i ka dhënë Allahu i Madhëruar."