⚠️
Përkthimi i këtij hadithi nuk është kontrolluar ende.
Transmeton Abdullah bin es-Sa'di:
Umer bin el-Hattabi më tha: "Më kanë treguar se ti po kryen një punë për muslimanët dhe po të jepet shpërblim për të, por ti nuk po e pranon atë." Unë i thashë: "Po, ashtu është. Unë kam kuaj e shërbëtorë dhe jam në gjendje të mirë ekonomike, andaj dëshiroj që puna ime të jetë sadaka për muslimanët." Umeri tha: "Edhe unë kam dëshiruar të njëjtën gjë si ti. Pejgamberi (s.a.v.s.) më jepte pasuri e unë i thosha: 'Jepja dikujt që ka më shumë nevojë se unë.' Një herë ai më dha pasuri e unë i thashë: 'Jepja dikujt që ka më shumë nevojë se unë,' e ai tha: 'Atë që Allahu i Madhëruar dhe i Lartësuar ta jep nga kjo pasuri pa e kërkuar ti dhe pa e lakmuar, merre dhe mbaje ose jepje sadaka. Ndërsa atë që nuk ta jep, mos e ndiq me shpirtin tënd (mos e lakmo).'"