⚠️
Përkthimi i këtij hadithi nuk është kontrolluar ende.
Transmetohet nga Amr bin Shuajbi, nga babai i tij, e ky nga gjyshi i tij:
Ata thanë: "O i Dërguari i Allahut! Çfarë mund të thuash për Faranë (shpendjen e parë të devesë)?" Ai (s.a.v.s.) tha: "Ajo është e drejtë, por nëse e lini derisa të rritet e të mbartni mbi të në rrugën e Allahut ose t'ia jepni një vejushe, kjo është më mirë sesa ta therrni (kur sapo ka lindur) saqë mishi t’i ngjitet pas lëkurës, e kështu ta përmbysni enën tuaj dhe ta bëni devenë nënë të pikëllohet." Ata thanë: "O i Dërguari i Allahut, po për Atiren (kurbanin e muajit Rexhep)?" Ai (s.a.v.s.) tha: "Atirja është e drejtë."